Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Luajtëm kundër një ekipi të madh”, Bernardo Silva: Titulli varet nga Liverpool dhe Arsenali

Shkruar nga NEWSPORT
“Luajtëm kundër një ekipi të madh”, Bernardo

Manchester City u ndal në barazim me Arsenalin në “Etihad Stadium”. Një ndeshje e luftuar mes dy ekipeve, të cilat nuk ia dolën dot të gjejnë rrugën e rrjetës për të siguruar 3 pikët.

Pas kësaj sfide për mediat ka folur Bernardo Silva. Anësori i “Qytetarëve” ka theksuar se ishte një ndeshje e vështirë dhe se Arsenali është një prej ekipeve më të forta në Premier League.

Gjithashtu ndër të tjera nënvizoi se tashmë titulli nuk varet nga ata dhe se fatet e këtij trofeu aktualisht i kanë në dorë Liverpool dhe Arsenali.

"Ishte një ndeshje e vështirë sepse luajtëm kundër një ekipi të madh. Arsenali është shumë mirë i organizuar, shumë konkurrues dhe luan me një ritëm të lartë dhe mendoj se ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe, kjo është ajo që ne ndjemë nga fusha.

Mendoj se e  filluam më mirë dhe më pas gjatë ndeshjes edhe ata ishin shumë të mirë. Ndjeva se kishim më shumë kontroll, më shumë posedim të topit, por ata ishin gjithmonë të rrezikshëm nga goditjet në kundërsulm. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër skuadrave që mbrojnë aq mirë dhe nuk ishte e lehtë të krijosh raste për t'u dhënë sulmuesve tanë mundësinë për të shënuar.

Sot ishte një Arsenal ndryshe me më shumë përvojë. Ata kanë lojtarë të rinj që tani kanë një vit shtesë përvojë, ata ndjenë se çfarë do të thoshte të luante këtu sezonin e kaluar dhe sot ata ishin shumë më mirë. Shumë gjëra mund të ndodhin tani që ne nuk varemi nga vetja. Ne varemi nga Liverpooli dhe Arsenali tani sepse nuk luajmë më kundër tyre, kështu që ne kemi nevojë që ata të hedhin pikë, të bëjnë punën tonë dhe të fitojnë ndeshjet tona”, ka theksuar Silva.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga