Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luajnë miqësore ndaj Kilit, lojtari i Chelseat: Nuk është fundi i botës nëse nuk ftohem nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë miqësore ndaj Kilit, lojtari i Chelseat: Nuk është

Malo Gusto është kthyer në një pikë kyçe për Chelsean. Pavarësisht ecurisë jopozitive të “Bluve”, francezi ka qenë mjaft efektiv këtë sezon, ku në 28 ndeshje ka asistuar 7 herë për shokët e ekipit. Por, Gusto është në mëdyshje nëse do ta marrë ftesën apo jo nga përfaqësuesja franceze, për ndeshjet miqësore që këta të fundit do të luajnë përballë Gjermanisë dhe Kilit.

“Do ta shikoj patjetër listën, por nuk do të ishte fundi i botës nëse nuk do të thirresha. Nëse më thërrasin, do të thotë se po punoj mirë, nëse nuk më grumbullojnë, do të thotë se duhet të punoj akoma.

Ishte krenari për mua të vesh këtë fanellë, veçanërisht gjatë ndeshjes së madhe kundër Holandës. Ishte një debutim i mirë, edhe pse kishte disa gjëra që duhet t’i kisha bërë më mirë. Në disa zgjedhje ndoshta kam qenë paksa i nxituar, për shkak të emocionit të ndeshjes së parë për kombëtaren. Këto janë detaje që do të më duhet t’i përmirësoj në vijim”, u shpreh mbrojtësi i djathtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga