Ditën e sotme do të luhen një disa ndeshje të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Në fakt ditën e sotme do të nisin të luhen aktet e fundit, teksa në fushë do të zbresin ekipet “big”.
Hungaria tashmë e kualifikuar pret në shtëpi Malin e Zi. Këto të fundit kërkojnë vetëm fitoren për të shpresuar te humbja e Serbisë dhe për të siguruar edhe biletën për në Gjermani. Nga krahu tjetër kombëtarja serbe do të presë në shtëpi Bullgarinë.
Belgjika e kualifikuar do të luajë ndaj Azerbajxhanit për vendin e parë, pasi në grupin F Austria udhëheq me 19 pikë, 2 më shumë se belgët që luajmë sot. Një tjetër përballje është mes Suedisë dhe Estonië, por që nuk ka ndonjë rendësi pasi kanë mbetur jashtë Euro 2024.
Sllovakia e kualifikuar do të duelojë në transfertë me Bosnje Hercegovinën, Lihetenshtenji do të përballet me Luksenburgun, ndërkohë edhe Portugalia ka mbyllur llogaritë me kualifikimin por vihet përballë Islandënb.
Spanja dhe Skocia janë kualifikuar për në Gjermani, teksa do të sfidojnë respektivisht Norvegjinë dhe Gjeorgjinë. Mes spanjollëve dhe skocezëve ka një duel në distancë mes tyre për vendin e parë të grupit A, teksa aktualisht lider janë “Furia e Kuqe” me 2 pikë më shumë se vendi i dytë.
[caption id="attachment_712827" align="alignnone" width="683"] Ndeshjet e Euro 2024[/caption]