
Milinkovic-Savic është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfoshori serb prej disa sezonesh është një ndër më të mirët në Serie A dhe për këtë arsye ka shumë oferta në merkato.
Presidenti I Lazios, Lotito nuk bën ulje për kartonin e tij dhe kërkon të paktën 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Sipas mediave italiane, Lazio ka refuzuar ofertën e parë nga PSG-ja për Savic që është rreth 60 milionë euro.
Në merkaton e verës pritet të ketë një tjetër ofertë nga kampionët e Francës pasi drejtori Leonardo nuk ka ndërmend të heqi dorë lehtë nga serbi.
Poll