Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtari i Kategorisë së Parë: S'na lejohet të stërvitemi, klubi s'ka paguar fushën. Fundi i futbollit!

Shkruar nga NEWSPORT

Tërbuni nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ndërsa e njëjta situatë e vështirë është edhe jashtë fushës, ku siç raportohet së fundmi, lojtarët nuk janë paguar, madje ditën e sotme skuadra pukjane nuk është lejuar të stërvitet në ish-kompleksin "Olimpiku" në Yrshek.

Skuadra e Tërbunit stërvitet prej kohësh tashmë në këtë kompleks në periferi të kryeqytetit, por sipas një denoncimi të publikuar në faqen e tifozëve të Tërbunit, "Tërbuni Ultras Club", klubi nuk ka paguar detyrimet që ka ndaj këtij subjekti dhe për këtë arsye nuk është lejuar të ushtrojë aktivitetin.

Në statusin e publikuar në faqen e tifozëve pukjanë në Facebook, mesazhi që denoncon këtë ngjarje shkruhet se ka ardhur nga brenda ekipit, por pa saktësuar emrin e lojtarit që e ka dërguar, apo të ndonjë pjesëtari të mundshëm të stafit teknik të Tërbunit.

Ajo çka raportohet është fakti se futbollistët kanë kohë pa u paguar dhe mbi të gjitha iu qenka komunikuar që të stërviten në mënyrë individuale deri në ditën e ndeshjes së radhës të Grupit B në Kategorinë e Parë.

Denoncuesi i situatës së ekipit ku bën pjesë ka një dedikim edhe për tifozët e Tërbunit duke i cilësuar ata si forcën e skuadrës, ndërsa këtë gjendje e quan "të turpshme dhe fundi i futbollit".

[caption id="attachment_52725" align="alignnone" width="518"]terbuni Denoncimi i lojtarit te Terbunit ne faqen e tifozeve pukjane ne Facebook[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga