Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lojtari i Kombëtares në formacionin e javës, "këmbana" transferimi nga Serie A

Shkruar nga NEWSPORT

Futbollistët shqiptar që aktivizohen në Kroaci janë duke bërë paraqitje të shkëlqyera, ndërsa veç kolonisë së shqiptarëve te NK Lokomotiva, një punë të mirë po bën edhe mbrojtësi I Kombëtares, Ismajli. Kosovari është zgjedhur në formacionin e javës së 27, si një më të mirët në fitoren e Split ndaj Rapresic. Ismajli me tri pikët e siguruara ngjitet në vendin e tretë të elitës kroate, teksa lufton për një vend në ligat evropiane.

Futbollisti kuqezi ka bërë 62 pasime në ndeshjen e fundit, ndërsa vetëm tre prej tyre kanë qenë të gabuara. Ismajli ka fituar shumicën e dueleve, 11/17, duke qenë një mur I vërtetë në prapavijë. Mbrojtësi ka bërë 1 driblim, ka ndërprrë 5 pasime dhe ka nisur 2 aksione sulmues, ndërsa ka kapur 11 topa të parë. Me këtë paraqitje, Ismajli hedh dorezën për klubet e Serie A që kanë shprehur interes për shërbimet e tij.

INFOGRAFIKA HNL momcad BLANK
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga