Milani ka piketuar lojtarët e parë që do të afrohen në merkato. Kuqezinjtë janë në pritje të përgjigjes së Calhanoglu përsa i përket rinovimit të kontratës, ndërsa kanë vënë në shënjestër dy lojtarë që mund të jenë afrimet e para.
Sipas mediave italiane, Milani do të tentojë firmën me lojtairn e Chelsea, Ziyech dhe atë të Udineses, Rodrigo De Paul. I pari nuk po gjen hapësira me blutë dhe është gati të transferohet në “San Siro”, ndërsa për De Paul situata është pak më komplikuar pasi argjentinasi ka shumë ofertë dhe Udinese kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij.
Në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth këtyre tratativave, por Milani do të tentojë deri në fund për t’i bindur të dy futbollistët.