
Alen Halilovic është largua nga Barcelona për te klubi gjerman i Hamburgut. Këtë e ka konfirmuar klubi spanjoll, teksa ka deklaruar që ka arritur në një marrëveshjen me ekipin gjerman për transferimin e 20-vjeçarit.
Halilovic ka kaluar te klubi i Hamburgut për shifrën e pesë milionë eurove, por në këtë transferim të tij ka një klauzolë. Ai mund të rikthehet në "Camp Nou" pas dy viteve, ose Hamburgu duhet të arkëtojë shumën e dhjetë milionë eurove në arkën e Barcelonës, që të blejë kartonin e tij.
Kroati ka kryer testet mjekësore gjatë ditës së sotme, ku i kaluar me sukses dhe tashmë është i gatshëm për t'u vënë nën urdhrat e teknikut të skuadrës gjermane.
[gallery columns="1" size="full" ids="18949"]