Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtarët të gjejnë motivimin", Cammaratta "ngre duart lart": Mbijetesa është pothuajse e pamundur

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët të gjejnë motivimin", Cammaratta "ngre

Apolonia u mund 0-1 nga Laçi, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Pas takimit, për mikrofonat e Supersport  ka folur trajneri i fierakëve, Fabricio Cammaratta. Cammarata pranoi se shpresat për mbijetesën tanimë janë pothuajse zero, por kërkoi nga të tijtë, të japin maksimumin në ndeshjet e mbetura.

"Më vjen keq, pasi në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë. Në një ndeshje futbolli, rastet duhet të kthehen në gol.  Matematika na lejon të shpresojmë, por është e vështirë mbijetesa, pothuajse e pamundur. Unë i kërkoj lojtarëve të japin maksiumin dhe shpresoj të bëjnë gjithçka, në këto ndeshje të fundit. Duhet ta gjejmë motivimin, pasi janë lojtarë profesionistë. Për sa kohë të jem unë këtu, do kërkoj të japin maksimumin.

Ndeshja ndaj Vllaznisë ishte një "BLACK-OUT" total. Bëmë gjithçka keq. Më pas, erdhi ai rezutlat. Nëse luajmë kompakt dhe si grup, mund të fitojmë apo barazojmë. Nëse luajmë secili për vete, gjërat do shkojnë keq" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga