
Mbledhje te Kukësi janë bërë ta zakonshme, por kjo është mënyra e vetme sesi Safet Gjici takon skuadrën e tij, pasi është i angazhuar me bizneset dhe me politikën. Megjithatë, arsyeja e takimit të ardhës nuk është për të qortuar lojtarët, apo për t'iu tërhequr vëmendjen. Bëhet fjalë për shpërndarjen e premios që shkon rreth 20 milionë lekë të vjetër për fitimin e Superkupës.
Mbledhja dhe shpërndarja e parave pritet që të bëhet nesër paradite në ambientet e zyrave të klubit verilindor. Aty do të jenë të pranishëm të gjithë pjesëmarrësit në këtë ndeshje, ndërsa mënyra sesi do të ndahet ende nuk është bërë e ditur.
Poll