Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LIVE/ Mbyllet gjithçka në Durrës, Teuta dhe Lushnja ndahen në "paqe"

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Mbyllet gjithçka në Durrës, Teuta dhe Lushnja ndahen

Është mbyllur çdo gjë në "Niko Dovana" të Durrësit mes ekipeve të Teutës dhe Lushnjes. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ka parë të dy ekipet të ndajnë nga një pikë pasi shifrat kanë shënuar 2-2. Ishte një takim spektakolar ai mes "djemve të detit" dhe lagunarëve që njohu një ritëm të lartë nga fillimi deri në fund të takimit.

Llogaritë e këtij takimi u hapën nga Canka që kaloi në avantazh ekipin e Lushnjes. Do ishte Teuta që do reagonte fuqishëm duke përmbysur shifrat në 2-1 brenda 3 minutave me anë të Beqjas dhe Çyrbjes. Kur u mendua se ekipi i Nices mund ta fitonte këtë ndeshje ishte Sefa që barazoi shifrat që nuk ndryshuan deri në fund të takimit. Për Teutën vazhdon momenti i "errët' ndërsa për verdhejeshilët kjo është një pikë shprese në garën për të mbijetuar në Superligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga