
Tefik Osmani është detyruar të lërë fushën e blertë në minutë e 18-të të pjesës së parë. Futbollisti i Skënderbeut pësoi një tërheqje dhe menjëherë u kërkua zëvendësim në radhët e kampionëve.
I gjetur i papërgatitur, trajneri Daja urdhëroi të bëhej gati menjëherë Gjergji Muzaka, i cili tashmë ka hyrë në vend të shtatlartit korçar. Kujtojmë që rezultati është i barabartë 0-0 dhe asnjëra nga skuadrat nuk ka pasur raste të pastra shënimi.
Poll