Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Liria e Prizrenit nuk i ndahet kampionatit shqiptar, vjen një tjetër afrim për ekipin e Bledi Shkëmbit

Shkruar nga NEWSPORT
Liria e Prizrenit nuk i ndahet kampionatit shqiptar, vjen një tjetër

Liria e Prizrenit afron edhe portierin Mikel Kaloshi. 24-vjeçari, sezonin e shkuar ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.

Kaloshi është prezantuar te skuadra e Superligës së Kosovës.

Liria e Prizrenit që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi arrin kështu marrëveshjen me një tjetër lojtar që ka spikatur në futbollin shqiptar.

Pas Vrapit, Sefës, Basriut, Maganit dhe Kotes, Kaloshi bëhet afrimi i gjashtë i Lirisë së Prizrenit nga kampionati shqiptar.

Portieri 24-vjeçar ka luajtur në të shkuarën me skuadrat e Lushnjes, Albpetrolit, Bylisit dhe Shkumbinit.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga