Andi Lila dhe Taulant Xhaka janë bërë pjesë e figurave të futbollit që kanë shprehur trishtimin e tyre pas tragjedisë në Nice. Lila i ka bërë repost postimit të bërë nga Blendi Fevziu në Instagram. “Dhimbje për të gjithë ata të pafajshëm që humbën jeten dje në Nice”, shkruhej në postimin e Lilës. Ndërsa Taulant Xhaka ka postuar një fotografi ku shkruhej “Pray for Nice”. Më parë diçka të ngjashme e ka bërë dhe kapiteni Lorik Cana duke treguar se di të jetë njeri i madh edhe jashtë fushës së blertë.
Postimi i Andi Lilës në Instagram
Postimi i Taulant Xhakës në Instagram
Galeria fotografike ()
Poll