
Partizani e nis me trofe sezonin e ri. Skuadra kampione fiton duke shënuar 4 gola dhe me përmbysje. Në fund të ndeshjes trajneri Lerda foli, por në fund braktisi intervistën duke mos u përgjigjur të gjitha pyetjeve.
"Dua të falenderoj familjen time dhe ia dedikoj Olsi Ramës që ka ndërtuar këtë skuadër dhe nuk mund të ishte këtu për arsye personale. Kukësi barazoi në pjesën e dytë, por ne besuam dhe luajtëm shumë mirë si në fillim dhe në fund të ndeshjes. Dua të rishikoj ndeshjen për të parë gabimet tona. Goli i Kukësit na vuri në vështirësi me golin e shënuar pasi kishte lojtarë shumë fizik. Do të jetë një kampionat i vështirë pasi janë 3-4 skuadra që do të luftojnë.
Për ne ishte e rëndësishme për të fituar këtë trofe pasi ishte objektivi jonë. Kemi krijuar disa raste me Malën dhe dolëm shumë herë para portëës dhe nuk i shfrytëzuam. Mund të shkonin në 2-0 në pjesën e parë dhe Kukësi në pjesën e dytë gaboi më pak se ne dhe shënoi golin e dytë. Kukësi është një skuadër shumë e mirë dhe për këtë humbëm agresivitetin në fushë. Nuk mund të flas për emra të përveçëm dhe për merkaton duhet të pyesni Olsi Ramën".