Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lenjani pa skuadër, Hyka i zë vendin, por më parë pret De Biazin

Shkruar nga NEWSPORT
Lenjani pa skuadër, Hyka i zë vendin, por më parë pret De

Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Ermir Lenjani është larguar nga skuadra e Rennes. Në krahun e majtë të mesfushës, trajneri italian De Biazi e ka lojtar kyç, duke qenë gjithmonë në formacionin titullar. Por tashmë forma e tij duket që nuk do të jetë e njëjtë, pasi për momentin është pa skuadër.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që "misteri" italian tashmë ka menduar për zëvendësuesin e Lenjanit. Bëhet fjalë për shtatshkurtrin e Luzernës, Jahmir Hykën, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme me ekipin e tij. Në çdo ndeshje Hyka ka qenë protagonisti kryesor në fitoret e skuadrës së tij, ku ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga strategu i përfaqësueses kuqezi. Kështu që me shumë gjasa Jahmir Hyka do të ftohet nga trajneri italian për miqësoren e 31 gushtit me Marokun, por me interes pritet të mësohet nëse Ermir Lenjani do të jetë përsëri pjesë e kombëtares.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga