
Deri më tani në Superiore janë luajtur vetëm 2 fazat e para, pra gjysma e kampionatit. Mirëpo, përveç pikëve që skuadrat marrin në fushën e lojës, gara vazhdon edhe për lojtarët që shënojnë gola, kryesisht sulmuesit.
Në 18 takime të luajtura, listën e kryesonte Latif Amadou, ish- lojtari i Teutës. Mirëpo, shtatlarti në mënyrë shumë befasuese është larguar nga "Djemtë e Detit" drejt Bjellorusisë, duke e lënë vendin e tij bosh për momentin.
Ky është një lajm i mirë për pjesën tjetër të lojtarëve të Superiores, pasi kush prej tyre dëshiron ta fitojë "Këpucën e Artë", padyshim që garën do e ketë më të lehtë. Pas Latif, në vendin e dytë renditet Dejvi Bregu me 7 gola, Reginaldo dhe Shkurtaj po me 7 gola.
Gara është shumë interesante, edhe pse Bregu mund të rrezikojë të mbetet pas, pasi është i dëmtuar për momentin dhe mund të mungojë rreth 3 deri në 5 javë.