
Ledian Memushaj, kapiteni i skuadrës së Pescaras në Serie B, përpara ndeshjes së nesërme ndaj Eltellas në shtëpi, ka dhënë një prononcim për Gazzetta dello Sport. Lojtari kuqezi është shprehur se do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ndaj një kundërshtari që është me pikë të plota pas 3 javëve dhe kryeson kampionatin, mirëpo përballë është Pescara.
"Ne do të përballemi me Entelën me respektin që i takon një skuadre në formë, sepse nëse është në vendin e parë, kjo do të thotë që deri më tani e ka merituar atë. Megjithatë, ne me shumë përgjegjshmëri do të jemi një kundërshtar shumë, shumë sfidues për ta. Rspekt, por ne jemi Pescara", është shprehur Memushaj.
Kujtojmë që skuadra e Memushajt deri më tani ka marrë 2 fitore dhe 1 humbje në 3 javë dhe renditet në vendin e 7 të tabelës.