Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lazio kërkon 12 milionë euro, presidenti i Mallorca: Ofrojmë 8 milionë për Muriqin

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio kërkon 12 milionë euro, presidenti i Mallorca: Ofrojmë 8

Në muajin janar, Vedat Muriqi u huazua te skuadra e Mallorcas në La Liga, me sulmuesin dardan që ia doli të kthehej në një lider të spanjollëve dhe shënoi katër gola vendimtarë në 15 ndeshje. Muriqi ishte një nga protagonistët kryesorë që Mallorca qëndroi në elitën spanjolle.

Tashmë, drejtuesit e Mallorca kërkojnë ta bëjnë të tyrin përfundimisht bomberin e Kosovës. Megjithatë, presidenti i Mallorcas, Alfonso Diaz, u shpreh se klubi ka limite dhe nuk mund të paguajë 12 milionë euro.

“Po punojmë për Muriqin, por ka një diferencë të madhe mes asaj që mund të ofrojmë ne dhe asaj që kërkon Lazio. Ne i njohim burimet tona financiare, i dimë limitet dhe nuk mund t’i kalojmë ato”, tha Diaz. Mallorca ka bërë një ofertë 8 milionë euro, ndërsa Lazio këmbëngul për 12 milionë…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga