Enis Gavazaj më në fund ka arritur në formën që të gjithë e prisnin në Korçë. Talenti nga Prizreni nuk e nisi mirë këtë sezon pasi u transferua në merkaton e verës te Skënderbeu, por me ardhjen e trajnerit Ilir Daja, ai ka gjetur veten dhe ka ofruar paraqitje mbresëlënëse me bardhekuqtë.
22-vjeçari i cili më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë mund të konsiderohet si pasuesi i Latifit për sezonin e ardhshëm.
Ish-futbollisi i skuadrës së njohur belge, Gent, tashmë te Skënderbeu ka kapur një vend titullari të padiskutuar.
Me largimin e Liridon Latifit në merkaton e verës, Gavazaj mund të jetë sezonin e ardhshëm, pasuesi i 23-vjeçarit. Të dy kanë një rol në fushën e lojës, ndërsa luajnë në të dyja krahët e sulmit.