
Ish-lojtari i Skënderbeut, Liridon Latifi është rikthyher pas në kohë duke rikujtuar momentin që iu bashkua klubit korçar, jo pak, por tre vite më parë. Së fundmi ai ka lënë Skënderbeun dhe i është bashkuar ekipit të Pushkash Akademi në Hungari.
Edhe pse ai nuk është më pjesë e klubit korçar, ai është rikthyer pas në kohë duke u bërë nostalgjik dhe rikujtuar të gjitha sukseset e arritura me skënderbeun në tre vjet eksperiencë me klubin korçar.
Latifi ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Instragram, ku shihet momenti që ka firmosur me koçarët dhe ka shtërnguar duart me presidentin Ardjan Takaj. Si diçiturë në foton e postuar, Latifi shkruan: "3 vjet si 3 ditë, përjetuam shumë suksese së bashku".
[gallery columns="1" size="full" ids="187032"]