Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Larguan Dovedan pas rënies në Kategorinë e Parë, Bylis gjen trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Larguan Dovedan pas rënies në Kategorinë e Parë, Bylis gjen

Bylis do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ri. Ballshiotët nuk arritën të mbijetonin në Superligë e tashmë do të tentojnë që të rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar. Pas mbylljes se sezonit të kaluar, ballshiotët larguan trajnerin Dovenda që ishte pjesë e klubit prej 3 sezonesh, ndërsa tani kanë gjetur "timonierin e ri".

Jeton Beqiri pritet të marrë drejtimin e skuadrës dhe ka gjetur akordin me presidentin Kapllanaj. 29-vjeçari ishte pjesë e Strugës, ndërsa ka drejtuar Renovën dhe ka qenë ndihmësi i Shpëtim Duros te Flamurtari dhe Shkëndija. Në ditët në vijim pritet që të bëhet zyrtare firma me Jeton Beqirin dhe skuadra të zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga