Marco Verrati është larguar tashmë përfundimisht nga Parisi. Italiani i jep fund kështu aventurës 11-të vjeçare me kampionët e Ligue 1.
Luis Enrique pavarësisht eksperiencës që mesfushori ka e nxori jashtë planeve për sezonin e ri dhe në këto kushte u pa i arsyeshëm largimi i tij. Verrati nuk do të humbë kohë dhe do të nisë një aventurë të re në Katar.
Mesfushori ka zbarkuar në Doha, ku do të firmosë me Al-Arabi. 30-vjeçari do të nisë kështu një aventurë të re larg Europës.