Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Largimi nga Malaga dhe Kombëtarja, Keidi Bare tregon ëndrrën e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi nga Malaga dhe Kombëtarja, Keidi Bare tregon ëndrrën e

Keidi Bare është kthyer në një nga lojtarët kryesot të kombëtares së drejtuar nga Edi Reja, por edhe te ekipi I tij Malaga. Mesfushori luan pothuajse të gjitha ndeshjet si titullar dhe në Spanjë besojnë te aftësit e tij. Në një intervistë për mediat spanjolle, Bare foli Kombëtaren shqiptare, por edhe për të ardhmen e tij.

"Unë jam kthyer te Malaga pas ndeshjeve me Kombëtaren. Do të ishte një ëndërr që të luaja në Botëror, por tani sfidat e mia janë te Malaga dhe ta nxjerrë nga kjo situatë. Të luaj me Shqipërinë dhe të iki nga Malaga është situatë e vështirë. Unë përpiqem të flas me trajnerin dhe të shtyj mbërritjen time atje, por datat dhe rregullat e FIFA-s ta komplikojnë".

Largimi nga Malaga? "Nuk jam aspak i shqetësuar për të ardhmen tim. E kam thënë dhe më përpara dhe gjithmonë do ta them. Nëse Malaga më kërkon të largohem, atëherë nuk kam çfarë të bëj. Nëse jo, unë qëndroj këtu. Malaga është si shtëpia ime, ndihem shumë mirë këtu. Nuk dua aspak që të largohem, kam raporte të mira me klubin, shokët e skuadrës dhe qyteti më pëlqen shumë. Gjëja më e rëndësishme për mua për momentin është ekipi i Malagas", u shpreh Bare.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga