
Ashley Young do të largohet nga Inter, së paku kështu raportojnë mediet italiane. Lamtumira e tij është gjithmonë e më pranë duke qenë se trajneri Antonio Conte nuk e ka më preferencë të parë. Calciomercato shkruan se mbrojtësi anglez do të largohet.
Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë ndërsa bëhet me dije se zikaltërit nuk ka ndërmend t'i rinovojnë kontratën. Watford është kandidat për të fituar shërbimet e mbrojtësit, skuadër me të cilën ai ka nisur karrierën e tij futbollistike.
Poll