
Mario Balotelli do të largohet në fund të sezonit nga Brescia. Sulmuesi italian nuk i ka aspak raportet e mira me skuadrën e tij e sipas mediave italiane nuk është paraqitur sot në stërvitje.
Duke parë këtë veprim shtohen edhe më shumë zërat se marrëdhënia mes tij e klubit italian po shkon drejt fundit. Brescia ndodhet në fund të rënditjes dhe me rënien në Serie B, largimi i Balotellit është edhe më i sigurt.
Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi italian do të jetë pjesë e
skuadrës për ndeshjet e mbetura apo do ta mbyll para kohe aventurën e tij te
Brescia.
Poll