
Ditën e sotme në Superligën e Kosovës është zhvilluar ndeshja midis Prishtinës dhe Llapit në stadiumin "Fadil Vokrri". Një ndeshje mjaft e tensionuar, e cila përfundoi me golin e Sebino Plakut, të realizuar në minutën e 31, pas një krosi nga Emini.
Llapi ka arritur kuotën e 7 pikëve dhe renditet e dyta në klasifikim, ndërsa klubi i Prishtinës "zhytet" në fund të tabelës së klasifikimit.
Kujtojmë që për shkak të rezultateve të dobta në fillim të kampionatit, klubi Kosovar shkarkoi nga detyra ish trajnerin e tyre Mirel Josa, vendin e të cilit e zuri Bylbyl Sokoli. Ky i fundit e ka nisur me humbje rikthimin e tij tek Prishtina ndaj një rivali pretendent për titull. Gjatë ndeshjes tifozët e klubit Plisat, protestuan ndaj drejtuesve të klubit, duke u larguar nga shkallët e stadiumit.