Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Largim surprizë i Max Verstappen? Drejtori i Red Bull shqetëson fansat

Shkruar nga NEWSPORT
Largim surprizë i Max Verstappen? Drejtori i Red Bull shqetëson fansat

Drejtori i Red Bull, Helmut Marko në një intervistë hodhi dyshime për të ardhmen e kampionit aktual të Formula 1, Max Verstappen. I pyetur nëse Verstappen do të mund të thyejë rekordet e Hamilton dhe Schumacher, Marko parashikoi se holandezi mund të largohet nga sporti më shpejtë sesa mund të mendojmë.

“Ne duam të fitojmë më shumë tituj sëbashku por dyshoj se Max do të garojë deri sa të thyejë të gjitha rekordet. Ai mund t’a bëj por ai është ai tip personi që largohet nëse nuk ndien më pasion për atë që bën. Ska rëndësi sa para i ofron, nëse ai e ndan mendjen do të largohet dhe kjo mund të ndodhë më shpejt sesa mendoni. Tani për tani, Max nuk po tregon ndonjë shenjë largimi. Ai luftoi fort për titullin kampion sezonin e kaluar dhe po e shijon sezonin aktual më i relaksuar.”- deklaroi drejtori Marko.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga