
Los Angeles Lakers kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme ndaj Oklahoma City Thunder. Një sfidë direkte mes dy ekipeve, ku lakers triumfoi me 5 pikë më shumë 116:111.
Lakers morën epërsinë nga çereku i parë dhe në vazhdim menaxhuan mirë lojën duke mos lejuar mysafirët të kalonin asnjëherë në epërsi deri në fund të ndeshjes. Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë duel me 37 pikë, 15 kërcime e një asistim në fitoren e skuadrës vendase.
Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe gjermani Dennis Schroder me 21 pikë e gjashtë kërcime si dhe Ëalker që shtoi 20 pikë të tjera.
Te Oklahoma më të dalluarit ishin dy basketbollistët Giddey me 27 pikë e 17 kërcime si dhe Shai Gilgeous-Alexander që shtoi po aq pikë, por të pamjaftueshme për fitore. Me këtë fitore Lakers shkojnë në pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit me bilanc të barabartë 37-37