Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ SKËNDERBEU e merr seriozisht  kundërshtarin e radhës, ja provimi i papritur për lojtarët 

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu po shfrytëzon maksimalisht kohën e lirë në dispozicion përpara përballjes së të dielës me Kastriotin në Krujë.

Tekniku Orges Shehi ka vendosur që sot të testojë gjendjen e plotë fizike, teknike dhe psikologjike në një test miqësor me Pogradecin. Takimi do të zhvillohet në fushën bardhekuqve në orën 17:00.

Shehi në këtë mënyrë do të vëhzgojë dhe gjendjen e lojtarëve të rinj si dhe rezervave për të parë se kë do të përdorë si kartë në ndeshjen e ardhshme. Lajmi është dhënë nga klubi korccar në faqen e ti në "Facebook".

Kampionët e Shqipërisë vijnë me moral të lartë pasi triumfuan në një betejë të paepur me Partizanin të premten e kaluar.

"Ndeshje miqësore! Sot, ora 17:00 në Stadiumin 'Skënderbeu' do të zhvillohet takimi miqësor ndaj Pogradecit. Drejtuesit e klubit kanë programuar në momentin e fundit një test në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, i cili do të ketë mundësinë të provojë në kushte loje lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicion dhe lojtarët e ardhur së fundmi në provë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga