Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

LAJMI I FUNDIT/ Shqipëria në ankth, Hysaj lë fushën i dëmtuar

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme tekniku i Kombëtares Shqiptare, Edy Reya zbuloi 34 lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Ndërsa kanë ngelur vetëm disa ditë nga ndeshja në transfertë me Turqinë, kombëtarja kuq e zi mëson një lajm jo të mirë.

Mësohet se mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj, ka lënë fushën i dëmtuar në ndeshjen e sotme midis Torino-s dhe Napolit. Hysaj ishte zgjedhur titullar nga tekniku Ançeloti duke marrë kështu një besim para ndeshjeve të kombëtareve, por fati nuk ka qenë me shkodranin. Në minutën e 34 Hysaj pësoi një goditje duke rënë keq pasi kërceu për të kapur topin me kokë. Stafi mjekësor sinjalizoi se mbrojtësi nuk mund të vazhdonte më ndeshjen, duke u zëvendësuar me Faouzi Ghoulam.

Tashmë ekipi kombëtar do të mbetet në ankth për të pritur mbi përgjigjen sesa do të mungoj Hysaj dhe sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i marrë ditën e sotme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga