Pas fitores në shifrat 0-1 në gjysmëfinalen kundër Skënderbeut foli Shpetim Duro. Ai u duk i kënaqur me rezultatin, por theksoi se nuk përfundon këtu kualifikimi.
Duro:”Gabimet ? Skuadra ka qenë e ngarkuar për shkak të rezultateve të fundit dhe mendoj se është normale. Por ekipi funksionoi dhe mendoj se u paraqitëm mirë. Mund të shkonte më mirë, por edhe kështu nuk është keq. Jam i kënaqur që Danilo shënoi, do isha më i kënaqur të shënonte edhe golin e dytë. Edhe me Kukësin luajtëm mirë, por sot përqendrimi kryesor ishte mbulimi i hapësirave për sulmuesit e Skënderbeut. Përveç Shehit nuk shoh ndonjë mungesë te korçarët, por edhe ne na mungonin Busic dhe Juffo”.
“Ky sezon nëse mbyllet me kupën do e firmosja që në fillim të vitit. Më mirë një trofe se Europa nga kampionati. Trofeu mbahet mend. Nëse do fitonim me Kukësin do ishte diçka pozitive, por të fitosh brenda në Korçë është diçka pozitive. Gjithçka është e hapur pasi kemi edhe ndeshjen e kthimit pasi Skënderbeu ka mjaft cilësi. Penalltia ? Nuk e kam parë me vëmendje, por mu duk se e dha shumë lehtësisht. Do ia dija për faleminderit arbitrave nëse do na jepnin ne një penallti të tillë. Camara në sulm ? Mendoj se ka rezultat në qendër të sulmit , më shumë se në krah”.