Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Pashaj i Kukësit, i jep fitoren Korabit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Pashaj i Kukësit, i jep fitoren Korabit

Kukësi - Korabi 0-1

Kukësi: Koliqi, Arberi, Shameti, Alla, Hallaçi, Karioka, Dvornekovic, Greca, Emini, Pejiç, Hasani. Trajner: E.Gjoka

Korabi: Vujadinovic, Dukic, Sheta, El. Prenci, Cela, Kiri, Veliaj, Zefi, A.Peposhi, Mziu, Jubani Trajner: A. Mërgjyshi

Korabi ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me Kukësin, në Ohër të Maqedonisë. Skuadra e drejtuar nga Mërgjyshi ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në këtë test të radhës. Fitorja e dibranëve erdhi si gabim i mbrojtjes verilindore, ku Entonio Pashaj realizoi një autgol në minutën e 75. Qendërmbrojtësi i afruar te Kukësi nuk u kordinua si duhet me portierin Koliqi dhe topi përfundoi në rrjetë.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që ndeshja ka qenë e dyluftuar, por ekipi dibran ka luajtur disi ashpër. Në këtë mënyrë tekniku Gjoka në pjesën e dytë, në minutën e 60-të ka ndërruar të gjithë 11-tshen e pjesës së parë. Kroati Pejiç ka pasur dy raste të pastra për shënim, por pa mundur të konkretizojë si duhet.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga