
Elis Bakaj është lojtari i fundit që u transferua te Vllaznia. Sulmuesi kryeqytetas nënshkroi një kontratë që e lidh me shkodranët deri në fund të këtij sezoni. Sot, klubi i Vllaznisë ka marrë lajmin e mirë pasi sipas "shkodra.net", Bashkia Shkodër ka miratuar buxhetin prej 450 milionë lekësh të vjetra për këtë vit.
Pas miratimit të buxhetit ka folur ish sulmuesi, Vioresin Sinani, i cili është shprehur: "Dakord që po i miratoni këto lekë por ato do harxhohen dhe çfarë zgjidhëm në këtë mes. Duhet një orë më parë që të mendojmë për heqjen dorë të Bashkisë nga administrimi i klubit dhe kalimi i tij tek privati sepse kjo është zgjidhja e vetme e mundshme" ka thënë ai.
Poll