Kukësi fitoi pak ditë më parë titullin simbolik si kampione e dimrit në Shqipëri. Verilindorët kanë fiksuar ditët përgatitore në Turqi dhe kanë gjetur një kundërshtar luksi për të matur forcat.
Vëndi i parë në Superligën e Turqisë mbahet nga skuadra e Basaksehirit, ekip në të cilin luan dhe Sokol Cikalleshi. Kukësi ka fiksuar në axhendë një ndeshje me këtë skuadër. Mediat turke kanë shkruar sot për takimin që do të luhet në datën 8 janar, një ndeshje që do të vërë përballë njëri tjetrit kampionen e Shqipërisë dhe të Turqisë.