Pak çaste më parë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së në internet janë zbardhur vendimet e plota të gjyqit mes klubit të Tiranës dhe ish-mesfushorit bardheblu, Gjergji Muzaka.
Ky i fundit tashmë është një futbollist i lirë, ndërsa do të përfitojë 106 milionë lekë të vjetra, të ardhura që i takojnë nga rrogat e prapambetura nga klubi i Tiranës, ndonëse Muzaka pretendonte 140 milionë lekë të vjetra.
"1.Pranimin pjeserisht te kerkeses se paditesit Gjergji Muzaka.
2.Zgjidhjen e kontrates me KF “Tirana” dhe lenien e lire te lojtarit.
3.Detyrimin e KF “Tirana” ti paguaj paditesit shumen prej 10.697.000 leke.
4.Rrezimin e pjeses tjeter te kerkeses.
5.Shpenzimet gjyqesore ne shumen 100.000 leke i kalojne KF “Tirana”
Kunder vendimit lejohet ankimi ne CAS si dhe vendimi i arsyetuar do tu komunikohet paleve sapo te jete perfunduar", njoftohet në faqen zyrtare të FSHF-së në internet.