
Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të FSHF-së në "Facebook", drejtuesit njoftojnë për një takim mes tifozerisë së Kombëtares Shqiptare me atë të Italianëve. FSHF fton të gjithë të interesuarit përmes një njoftimi.
"Anëtarët të Fan Clubit "Tifozët e Kombëtares" në fund të Marsit, në ditën e ndeshjes zyrtare eleminatore mes Italisë dhe Shqipërisë do të jenë edhe ata përballë kolegëve të tyre në Palermo në një sfidë shumë interesante miqësore! Federata Shqiptare e Futbollit, njofton pikërisht që një event i tillë do të realizohet në datë 24 Mars 2017, në ora 15:00 në “Centro Universitario Sportivo CUS Palermo”, në Palermo. Kjo ndeshje është planifikuar kohë më parë, si rrjedhojë e organizimit të përbashkët me Federaten Italiane të Futbollit në mirëfunksionimin e përbashkët të të dy Fan Club-eve. Anëtarët e Fan Club “Tifozët e Kombëtares” do të jenë në fushë në një ndeshje miqësore (11 x 11) kundër fan clubit te Kombetares së Italisë, dhe për këtë ju njoftojmë se:
Të gjithë anëtarët tifozë, të cilët do të jenë të pranishëm në Palermo për të ndjekur ndeshjen e Ekipit tonë kombëtar dhe që janë te interesuar që të jenë pjesë e ndeshjes miqësore midis dy fan clubeve, janë të lutur të dërgojnë një e-mail për pjesëmarrje në këtë adresë: [email protected], ose të telefonojnë në numërin : +355665011111, për tu regjistruar në sistem për këtë aktivitet. Ekipi i Fan Clubi "Tifozët e Kombëtares", do të përbëhet nga 14 lojtarë dhe 1 trajner.
Federata Shqiptare e Futbollit, mbulon në këtë aktivitet :
- Uniformën e lojës
- Siguracionin e jetës për cdo lojtar", shkruan FSHF në "Facebook".