Fabjo Dhrami është "goditja" e radhës e Bylisit në merkaton e janarit.
Sulmuesi 20-vjeçar i dalë nga akademia e Flamurtarit ka arritur akordin me ballshiotët, ndërsa lajmi bëhet zyrtar në faqen zyrtare të klubit të Bylisit në Facebook.
Pjesën e parë të sezonit, Dhrami u aktivizua në kampionatin e Maltës me ekipin e FC Vittoriosa Stars, ndërsa cilësohet si një futbollist premtues.
Përforcimet e Bylisit në këtë merkato kanë qenë të shumta, madje me emra të njohur të Superligës, duke e kthyer ekipin ballshiot në një skuadër pretendente për t'u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.
Galeria fotografike ()
Poll