
U transferua me bujë drejt Kazakistanit dhe nuk i është dashur të presë shumë për të gjetur golin e parë. Azdren Llullaku ka shënuar sot në fitoren e Astanës përballë skuadrës Akzhayik. Sulmuesi shqiptar ka dyfishuar rezultatin në minutën e 13 duke i dhënë golin e qetësisë skuadrës së tij.
Për Llullakun ishte goli i parë në Kazakistan, aty ku u transferua në merkaton e dimrit për të firmosur për 40 mijë euro në muaj. Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 76’ ndërkohë që skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-1.
Poll