
Flamurtari ka bërë dy lëvizje surprizë në limitin e merkatos së janarit. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë arritur marrveshje me dy futbollistët brazilianë.
Lineeker Nakamuta Paes de Albukerk, është mesfushor ofensiv ose sulmues krahu, i cili sezonin e shkuar ka luajtur te Maritimo në Portugali, 24-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me Flamurtarin, që e ka mbajtur sekret deri sot këtë lëvizje.
Maurisio Leal (Maurísio Aparesido Masiel Leal), është qëndërmbrojtës me një CV shumë të pasur në futboll. Lojtari ka ardhur nga Indonezia, si një lojtar i skuadrës së Sriuixhajan. Aty Maurisio Leal është bërë një pikë kyçe, duke luajtur çdo ndeshje dhe duke qenë ndër më të mirët te skuadra që e mbylli në vendin e katërt kampionatin indonezian, që u mbyll në mesin e dhjetorit, ndaj braziliani është në formë të mirë fizike.
Të dy lojtarët Maurisio Leal dhe Lineeker, presin të kompletojnë dokumentacionin, për të qenë pjesë e Flamurtarit.