
Nesër pasdite, skuadra e Tiranës do të lejë Antalian e Turqisë për t'u kthyer në kryeqytet. Skuadra bardheblu ka marrë ngarkesën e duhur nga tekniku Josa dhe tashmë janë gati për fazën e tretë të Superiores. Ndërkohë që përgatitjet do të vijojnë edhe në Tiranë deri në prag të ndeshjes me Teutën që do të luhet në stadiumin "Niko Dovana.
Një ditë para mbërritjes në Shqipëri, klubi bardheblu ka marrë një lajm të gëzueshëm. Burime për newsport.al bëjnë me dije që shtatlarti i mbrojtjes është rikuperuar pas terapisë që ka bërë. Muëa u dëmtua gjatë fazës përgatitore në Antalia, dhe së bashku me Kërçikun u detyrua të kthehej në Tiranë. Ky i fundit vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe nuk bëhet e ditur se kur ai mund të kthehet në fushën e blertë.