
Pas shumë zgjatjesh dhe pritjesh, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar datën se kur do të hidhet shorti për Kategorinë Superiore. Me anë të një njoftimi zyrtar nga zyra e marrëdhënieve me shtypin, thuhet se nesër paradite në ambientet e FSHF-së do të mbahet shorti zyrtar.
Në orën 11:00 pritet që përfaqësuesit e Sektorit të Garave në FSHF dhe ata të klubeve të jenë prezent në hedhjen e shortit, ku do të tërheqin goglat për ekipin që përfaqësojnë. Këtë sezon Superiorja do të vazhdojë të jetë me 10 skuadra, me 4 faza. Pra, nuk do të ketë ndryshim nga sezoni i shkuar.
Poll