
Klubi i Skënderbeut ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Shqipërisë, për ekipet e moshave, U-17 dhe U-19. Përmes njoftimi në uebsajtin zyrtar, klubi korçar bën me dije që ekipi U-17 do të luajë kundër Teutës, ndërsa U-19 do të ketë përballë kuqezinjtë e Vlorës.
" Pas kualifikimit në turin e parë të kupës së Shqipërisë, ekipet U17 dhe U19 kanë mesuar kundërshtarët respektive të çerekfinaleve. Çerekfinalet do të zhvillohen ditën e shtunë, 28 janar në Kamëz.
U17| KF Skënderbeu-Teuta
U19| KF Skënderbeu-Flamurtari
Rikujtojmë që ekipi U17, drejtuar nga Ligoraq Tiko u kualifikua në çerekfinale pas fitores 4-1 ndaj Elbasanit ndërsa ekipi U19 drejtuat nga Jani Kaçi i kualifikua pas fitores bindëse 3-0 ndaj Shkëndijes së Durrësit.
Në rast kualifikimi, do të hidhet short i lirë për gjysëmfinalet", shkruhej në uebsajtin zyrtar të Skënderbeut.