
Pas humbjes 1-0 me Norvegjinë, ka folur për mediat dhe portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha. Portieri tha për RTSH se skuadrës i mungoi ritmi.
"Na mungoi ritmi. Nuk ishim në gjendje të mirë nga ana fizike. Nuk duhet ta ulim kokën. Nivelin e kemi të lartë, por duhet të fokuesohemi sepse kemi kualitete. 'Një ndëshje është më mirë se stërvitje', siç e ka thënë dhe babai im. Lojtarët e rinj duhet të provohen, siç u provova unë."
Poll