
Donjet Shkodra ndodhet në Tiranë. Burime për newsport.al bëjnë me dije që mesfushori i vlonjatëve është parë në kryeqytet pranë një klinike private. Sot, në mëngjes newsport.al raportoi që Shkodra me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e formacionit titullar ndaj Partizanit.
Të shtunën, 27-vjeçari ka luajtur i dëmtuar ndaj Kukësit, ndërsa sot ndodhet në Tiranë për t'iu nënshtruar disa seanca terapish. Mësohet se Shkodra ka një dhimbje në mes, e cila mund ta lërë jashtë në sfidën me Partizanin.
Poll