Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

LAJMI I FUNDIT/ Për herë të parë në KOMBËTARE, lojtari i GRASSHOPERS e thotë shqip: Nuk e mendova dy herë zgjedhjen time, pas Young Boys më ftoi PANUCCI

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Për herë të parë në KOMBËTARE,

Bujar Lika ishte risia e listës së publikuar nga trajneri Christian Panucci në prag të miqësores kundër Norvegjisë. Për herë të parë, lojtari shqiptar që luan me Grasshopers në Zvicër do të jetë pjesë e kuqezinjve për testin e 26 marsit. Sot, ai foli për herë të parë në konferencë për shtyp para mediave teksa u shpreh:

"Para një jave kam pasur lojë me Young Boys dhe dy ditë më vonë Panucci më ka thirrur në telefon. Jam shumë krenar që kam këtë mundësi. Kam luajtur në ligën e dytë dhe kam pasur shumë dëmtime. Tani jam mirë dhe dua të jap maksimumin.

Nuk kam pasur ftesë konkrete nga Kosova. Për Shqipërinë, nuk e kam menduar dy herë, një herë dhe u krye.

Për mua ka qenë ëndërr të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë, të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Po, pres të aktivizohem nga trajneri Panuçi. Edhe për familjen time është kënaqësi e madhe kur mora ftesën. Më kanë pritur shumë mirë në Kombëtare dhe disa lojtarë i njoh. Atmosfera është shumë e mirë dhe janë gëzuar që janë këtu.

Ky është shans i mirë për mua që të tregoj veten. Kam marrë ftesën dhe unë jam këtu. Konkurrenca është shumë e madhe dhe siç e thashë do të tregoj veten, do të jap maksimumin edhe në stërvitje.

Unë, kur e kam marrë ftesën e Shqipërisë janë gëzuar edhe drejtuesit e klubit Grasshopers dhe kjo do të thotë që Kombëtarja jonë është shumë e madhe dhe është rritur shumë", përfundoi ai.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga