Pas ndeshjes Kukësi – Skënderbeu, ku verilindorët fituan me rezultatin 2-0 dhe u shpallën kampionë, kishte reagime nga më të ndryshmet nga njerëz të futbollit në Shqipërisë. Kështu ka ndodhur edhe me futbollistin e Korabit, Besmir Arifajn, i cili shprehet i irrituar për situatën në të cilën gjendet futbolli në Shqipëri.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, mesfushori i Korabit shkruante: “Titulli i turpit. Sistem i fëlliqur. Aribtra të korruptuar dhe skandaloze. Jemi shembulli më i keq i futbollit. Më vjen turp që luaj futboll në Shqipëri. Kur do mbarojnë ndonjëherë këto gjëra të neveritshme? Kur do fitojë ai që e meriton”, përfundonte Arifaj në statusin e tij.