Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Lajmi i fundit/ Njoftim i rëndësishëm nga tifozët e Skënderbeut për transfertën kuksiane

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Njoftim i rëndësishëm nga tifozët e

"Ujqërit e Dëborës" kanë nisur përgatitjet për supersfidën e së shtunës ku Skënderbeu do të luajë kundër Kukësit në kuadër të javës së 35-të. Përmes një postimi në faqen zyrtare ata bënin me dije:

"Dëshirojmë t'iu njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas pa limit për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë për të ndjekur sfidën e sezonit, Kukësi-Skënderbeu. Zyrtarisht ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë, 20 maj në orën 17:30 ndërkohë që detajet e transfertës do i publikojmë në vijim.

Klubi ynë në bashkëpunim dhe me klubin pritës ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e transfertës dhe ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin 'Zeqir Ymeri'. Ftojmë të gjithë tifozët të na mbeshtesin në këtë takim që përcakton fatet e sezonit. Bashkë do ja dalim! #forcaujqër", shkruhej në njoftimin e ultrasve korçarë.

[gallery columns="1" size="full" ids="111286"]

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga