Pero Pejiç dhe Ylli Shameti nuk po stërviten me Kukësin në Antalia. Verilindorët janë duke zhvilluar një seancë përgatitjesh në këto momente, ndërsa Supersport është duke e transmetuar “live”.
Siç raportohet nga Supersport, Pero Pejiç dhe Ylli Shameti nuk janë duke kryer përgatitje me grupin, sepse janë lënë pushim nga trajneri Ernest Gjoka.
Të dy titullarët e Kukësit pësuan goditje gjatë miqësores së djeshme kundër Neftçi Bakut dhe sot, Gjoka nuk ka dashur të rrezikojë me Pejiçin dhe Shametin duke i lënë ata pushim. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është problematike.