
Nesër, Partizani do të luajë kundër Kukësit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për vetë objektivin që kanë këto skuadra, titullin kampion. Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur dhe për këtë newsport.al ka mësuar se deri më tani janë shitur një numër rekord biletash.
Bëhet e ditur se në tribunën karshi që përkon me sektoret E, F dhe D1 të gjithë biletat janë shitur. Ndërkohë që ka një fluks blerësish dhe tashmë ka nisur të shitet edhe sektori G. Vetëm në tribunën C nuk kanë nisur ende shitjet dhe me shumë gjasa do të fillojë nesër shitja e biletave për këtë sektor.
Poll